Moti i keq, dëbora krijon probleme në disa akse kryesore / Ja situata

Moti i keq, dëbora krijon probleme në disa akse kryesore / Ja situata

Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse rrugore kryesore në vend. Sipas Mbrojtjes Civile, në aksin Bogë-Theth, kalimi mund të bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë të pajisura me zinxhirë. Edhe Tamarë-Vermosh kërkon përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve. Në aksin Elbasan-Qafë Thane dhe Zgosht-Ura Cerenecit, reshjet e dëborës janë të pranishme dhe po punohet për pastrimin e akseve. Akset rrugore Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit...
Burimi: Gijotina.com