Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Motër e vëlla nga Prishtina konfliktohen me policët në Tiranë, 30-vjeçarja thyen xhamin e komisariatit
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare nga Prishtina, e cila akuzohet për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë, shkatërrim prone dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të datës 21 qershor 2025, kur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan një automjet të drejtuar nga një 23-vjeçar, i cili dyshohej se po drejtonte nën efektin e alkoolit. Testi i parë i alkoolit rezultoi pozitiv me 0.48 mg/l, por i riu refuzoi të kryente testin e dytë. Në këtë moment, në vendngjarje mbërriti motra e tij, 30-vjeçarja A. P., e...