Mot përvëlues në vend: Temperatura deri në 40°C, ja parashikimi për sot

Mot përvëlues në vend: Temperatura deri në 40°C, ja parashikimi për sot

I nxehti afrikan vijon të ushtrojë ndikimin e tij mbi territorin shqiptar edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura përvëluese, veçanërisht në zonat jugore të vendit ku pritet të arrihet maksimumi prej 40 gradë Celsius. Meteorologët paralajmërojnë se ndonëse orët e pasdites do të sjellin disa vranësira të pakta, ato nuk do të shoqërohen me reshje. Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore, por probabiliteti për reshje është thuajse zero. Megjithatë, shqetësuese mbetet rritja e ndjeshme e lagështirës relative në ajër, e cila e bën nxehtësinë të ndihet më përvëluese...
Burimi: Syri.net