Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mossadi dërgon mesazhe kërcënuese gjeneralëve iranianë: Keni 12 orë për t’u larguar
Një valë presioni psikologjik, e kombinuar me sulme precize ushtarake, po shënjon një kapitull të ri të konfliktit të heshtur mes Izraelit dhe Iranit. Sipas një raportimi ekskluziv të Washington Post, të përcjellë edhe nga Corriere della Sera, shërbimi sekret izraelit Mossad ka ndërmarrë një operacion intimidues ndaj rreth 20 gjeneralëve iranianë. Operacioni nisi menjëherë pas një serie bombardimesh ajrore izraelite ndaj qendrave të komandës në Teheran, në kuadër të ofensivës “Rising Lion”. Raportohet se një nga gjeneralët mori një telefonatë direkte në celularin e tij personal, ku një agjent i Mossadit i komunikoi një mesazh të qartë: “Keni 12 orë...