No Image Available

“Mos u merrni me Ergysin, po e përpunoj unë”/ “Gafa” e Vlora Hysenit që e nxorri ‘bllof’ para SPAK

Emisioni investigativ “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala në News24, ka rikthyer në vëmendje çështjen që lidhet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe ish-drejtuesen e tij, Vlora Hyseni, duke u ndalur te dëshmia e saj përpara prokurorëve të SPAK dhe marrëdhënia me Ergys Agasin. Sipas dokumentarit, më 18 shtator, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm, Hyseni u pyet për raportin e saj me Agasin dhe deklaroi se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH-it. Kjo dëshmi ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ishte trajtuar Agasi nga shërbimi dhe nëse marrëdhënia ishte administruar sipas procedurave institucionale. Dokumentari e cilëson të pazakontë mundësinë që drejtuesja e një institucioni të inteligjencës të ishte njëkohësisht e përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin operativ të një bashkëpunëtori. Po ashtu, ai ngre pikëpyetje...