“Mos kalo te lagjja jonë!”, kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

“Mos kalo te lagjja jonë!”, kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

Janë proceduar në gjendje të lirë dy persona në Fushë Arrëz. Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, kanë kërcënuar një 55-vjeçar që të mos kalojë në një rrugë në lagjen “Dedaj”, duke pretenduar se e kanë ndërtuar vetë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se e kanë kanosur për të mos lëvizur në një rrugë në lagjen “Dedaj”, që pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.