Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Mos harroni ku ishim”! Drejtori i Elbasanit me mesazh të qartë: Para dy vitesh festonim ndaj Tepelenës, dje humbëm me Partizanin për Europë
Elbasani ka bërë një kampionat të mrekullueshëm këtë sezon duke i dhënë shumë hijëshi kampionatit tonë me lojën e zhvilluar dhe tifozerinë e mrekullueshme. Dje kjo skuadër ka humbur me Partizanin, duke hequr shansin e artë për të marrë pjesë në Europë. Këtij ekipi i mjafton edhe barazimi me të kuqtë, por në fund kryeqytetasit ia dolën. Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, nuk e cilëson këtë humbje si një dështim sezoni, duke kujtuar që para dy vitesh kjo skuadër festonte në ndeshjen e fundit në kategoritë më të ulëta. “Ne sport nuk ka deshtim por ka “Shkalle drejt suksesit” ka dite te mira ka dite te keqija si ne cdo fushe te jetes. Kush promovohet cdo vit ne punen e tij? Vetem 4...