“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën
Juristi Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka komentuar sot (25 shtator) mbi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra” të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, të ekzekutuara mbrëmjen e së martës. Beqiri tha se SPAK publikoi pjesë nga dosja e dërguar në gjykatë për marrjen e masës së sigurisë, ku sipas tyre rezultojnë mbi 300 komunikime, mesazhe dhe telefonata me Ergys Agasin, si dhe biseda të shkëmbyera mes tyre. Por sipas juristit, ky nuk është thelbi i akuzës. “Ky nuk është thelbi i akuzës, por sikurse quhet, dyshimi i arsyeshëm për të nisur hetimet. Dyshimi është se ka përkrahur një person në kërkim dhe ka përhapur sekrete shtetërore. Por nuk është dhënë asnjë informacion se çfarë materiali ka...
Burimi:
javanews.al