Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Morina kthehet në shesh feste/ Tifozët shqiptarë kalojnë kufirin për të mbështetur kombëtaren ndaj Serbisë
👁13604
Një ditë para ndeshjes Shqipëri–Serbi, Pika Kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi, ndërsa mijëra tifozë kuqezi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës po hyjnë në Shqipëri për të përkrahur kombëtaren. Të organizuar në grupe dhe të mbushur me entuziazëm, tifozët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi, mes thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke kënduar këngë patriotike dhe duke valëvitur flamujt kuqezi. “Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!”, u shpreh një prej tifozëve në kufi. Gjatë pasdites është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve nga Kosova, disa për të...