Mori para në këmbim të dokumenteve të legalizimit, dënohet ish-punonjësi i Kadastrës në Fier! Shpallen fajtorë shtetasit që i ofruan ryshfet

Mori para në këmbim të dokumenteve të legalizimit, dënohet ish-punonjësi i Kadastrës në Fier! Shpallen fajtorë shtetasit që i ofruan ryshfet

Ish-punonjësi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, Endri Ngresi u shpall fajtor për korrupsion pasiv. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me tre vite burg, ndërkohë që i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë vjetësh. GJKKO shpalli fajtore edhe Afërdita Vidhin, që i ofroi ryshfet Ngresit për të marrë në këmbim letrat e legalizimit. Ajo ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërkohë që gjykata e përjashton nga dënimi. Me një vit burg u dënua bashkëpunëtori i Vidhit, që po ashtu...