Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Morën milionat dhe e inaguruan disa muaj më parë, Zhupa: Stadiumi i lojërave me dorë, i rrezikshëm për fëmijët
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e stadiumit të lojrave me dorë, duke e quajtur atë një rrezik për jetën e fëmijëve. Në një postim në Facebook, Zhupa u shpreh se stadiumi është inauguruar 8-9 muaj më parë, por është lënë si një kantier i braktisur. Ajo publikoi pamje ku duken kabuj tensioni të lartë të lënë në tokë dhe mungesë sigurie për fëmijët. Sipas saj, disniveli i terrenit përbën rrezik real dhe, sipas banorëve, në këtë zonë kanë humbur jetën shumë fëmijë. Zhupa akuzoi qeverinë për propagandë boshe dhe shpërdorim fondesh publike, ndërsa socialistët, sipas saj, zhvillojnë takime aty për fushatë. “Votojmë ndryshimin më 11 maj”, përfundoi ajo. Postimi plotë: Jemi tek një nga “sukseset” e rilindjes, ndaluam këtu...