Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë
Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shkelje rrugore Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, të kryera në bashkëpunim. Sipas njoftimit të AMP-së, në pranga kanë rënë dy inspektorë, përkatësisht 20 dhe 23 vjeç, të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë këtij komisariati. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy efektivët i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit shumën prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore. Njoftimi i plotë: AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në...
Burimi:
javanews.al