Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Morëm suitë në Dajt me Laert Haxhiun”/ Dëshmon për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani: Në takimin e parë u tremba, mendova…
Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani para GJKKO i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku ka rrëfyer sesi u njoh me Haxhiun dhe sesi planifikonin ngjarjet kriminale. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë, atje kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje, kisha probleme ekonomike, e...