Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Morëm dy kallashë me silenciatorë dhe një pistoletë”, Dumani për atentatin ndaj Otit: S’e pashë mirë situatën, më qëlluan me armë
👁9746
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë” po vijon këtë të enjte. Nuredin Dumani po vijon dëshminë në sallën e gjyqit dhe po vijon të pyetet nga avokati Gentian Rumano, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Avokati Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim? Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim. Avokati: Sa qëndrove atje? Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia Ukrainës. Avokati:...