Moratti zbulon prapaskenat: Fola vetë me Ausilion, ja pse u largua nga Interi pas 28 vitesh

Moratti zbulon prapaskenat: Fola vetë me Ausilion, ja pse u largua nga Interi pas 28 vitesh

19 Shtator 2026 8:20 Alfred Lleshi Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për largimin e drejtorit sportiv Piero Ausilio, i cili u nda nga klubi zikaltër pas 28 vitesh. Në një intervistë për “La Repubblica”, Moratti tregoi se kishte komunikuar me Ausilion menjëherë pas largimit të tij: “E telefonova po atë ditë, ose të nesërmen. Ai priste një kontratë më të gjatë nga Interi, një vit nuk i mjaftonte. U tregua zotëri, pa asnjë dëshirë për hakmarrje”. Largimi i Ausilios ka tërhequr vëmendje të madhe në ambientin e Interit, edhe për shkak të marrëdhënies së tij të fortë me shumë prej futbollistëve. Gjatë viteve, ai kishte luajtur rol të rëndësishëm në bindjen e tyre për t’u transferuar te klubi milanez. Pavarësisht ndarjes, nuk janë bërë...