“Mora fjalë” fshihet nga YouTube/ Çfarë ka ndodhur me këngën hit të shqiptarëve
“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin e saj origjinal në platformë. Kënga e njohur, e interpretuar nga Shkurte Fejza dhe e kushtuar figurës së Adem Jasharit, ndër vite ka marrë zemrat e mijëra shqiptarëve dhe ka grumbulluar dhjetëra miliona shikime në YouTube. Sipas informacioneve, heqja e këngës lidhet me Naim Gjoshin, autorin e saj, i cili ka shprehur më herët pakënaqësi lidhur me përdorimin e veprës dhe të drejtat e autorit. Gjoshi ka pretenduar se, pavarësisht se është autori i këngës, nuk ka përfituar nga përdorimi i saj. Një kërkim në YouTube tregon se versioni origjinal i “Mora fjalë” nuk gjendet më në platformë, ndërsa janë ende të pranishme video të ndryshme nga studio televizive, koncerte dhe...
Burimi:
ntv.al