“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

Ministria e Financave ka bërë të ditur se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar njëkohësisht vlerësimin e vendit në nivelin “Ba3”. Në një njoftim të ministrit të Financave, Petrit Malaj, thuhet se vendimi i Moody’s pasqyron forcimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të Shqipërisë, si edhe përshpejtimin e reformave strukturore në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas agjencisë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen, me një zgjerim real të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.6% në vitin 2026 dhe 3.5% në 2027. Moody’s vlerëson gjithashtu se borxhi publik do të vijojë të ulet, duke zbritur nga 52.9% e PBB-së në fund të vitit 2025 në 50.2% në vitin...