Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Pas ditëve të mbushura me reagime dhe diskutime në media, aktorja Monika Lubonja është rikthyer në rrjetet sociale. Emri i saj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes publike pas qarkullimit të videove intime me Adi Hilën, çështje që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Lubonja ka vijuar aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një njoftim që lidhet me angazhimin e saj pranë Bashkisë së Tiranës. Ky postim shënon një rikthim të saj në komunikimin me ndjekësit, pas diskutimeve të shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit emrin e aktores.