Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Monika Kryemadhi u vu përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga Selin Bollati gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, nëse do të pranonte të bëhej sërish pjesë e “Big Brother VIP”. E pyetur nëse do të ishte pjesë e sezonit të ardhshëm të reality show-t, Kryemadhi nuk konfirmoi ndonjë rikthim, por pranoi se një eksperiencë e tillë do t’i pëlqente. Ajo theksoi se vendimi përfundimtar nuk varet prej saj, por nga produksioni dhe ekipi që përzgjedh banorët. Kryemadhi shtoi gjithashtu se eksperienca e mëparshme në “Big Brother VIP” kishte qenë shumë pozitive dhe se kishte kaluar një periudhë të veçantë me stafin e programit. Biseda mes saj dhe Selin Bollatit vijoi më pas me humor dhe batuta. Bollati i kujtoi Kryemadhit komentet që kjo e fundit kishte...