Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Monika Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK, zbulohet arsyeja
Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë. Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.