Monedha euro kap një tjetër minimum historik

Monedha euro kap një tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 90.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore, kursi Euro-Lek ka rënë me 6.2%. Euro po zhvlerësohet me ritmet më të larta në tre vitet e fundit. Ekspertët e tregut valutor mendojnë se rënia e vazhdueshme e Euros është rezultat i zhvendosjes së balancave mes ofertës dhe kërkesës. Flukset hyrëse në Euro vazhdojnë të jenë në rritje, të nxitura sidomos nga turizmi dhe investimet e huaja. Nga ana tjetër, kërkesa për Euro paraqitet gjithnjë e më e vakët, çka pjesërisht mund të shpjegohet edhe me uljen e...