Momenti kur studentët përzënë nga protesta deputetin Edi Paloka: Rama nburg, Berisha nburg
Deputetë të Partisë Demokratike janë bërë pjesë e protestës në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku janë regjistruar tensione mes protestuesve dhe përfaqësuesve politikë. Deputeti Edi Paloka është përballur me reagimin e një grupi protestuesish, të cilët kanë tentuar ta largojnë nga vendi i tubimit. Në drejtim të tij janë dëgjuar thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa gjatë largimit Paloka është lagur me ujë. Ngjarja vjen në një moment kur protesta e studentëve dhe qytetarëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.
Burimi:
ntv.al