Momenti kritik jetë a vdekje, Florenc Spaho i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar
Florenc Spaho TIRANË-Një ndërhyrje e shpejtë në një moment kritik ka shpëtuar jetën e një 58-vjeçari. Administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, duke i dhënë ndihmën e parë një punonjësi 58-vjeçar, me inicialet B.M., i cili pësoi infarkt të miokardit i shpëtoi jetën. Pasi u njoftua nga stafi për gjendjen e punonjësit, Spaho ndërhyri menjëherë, duke vënë në shërbim njohuritë e tij profesionale si mjek. Ai kreu masazh kardiak, duke i dhënë ndihmën e nevojshme deri në mbërritjen e ambulancës. Spaho më herët ka qenë në krye të drejtimit të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa".
Burimi:
zeri.ai