Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes
Momente frike dhe paniku në futbollin spanjoll, ku një futbollist ka përfunduar me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak. Ngjarja ndodhi gjatë minutave shtesë në ndeshjen e “La Liga 2”, mes Andorrës dhe Tenerifes. Hesus de Miguel u nis në një sulm pas një topi të gjatë, por u përplas në tokë nga portieri Ouono i cili po mundohej ta ndalonte. Ai mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi atak kardiak, teksa stafet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë. Miguel u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua edhe pse ishin minutat e fundit shtesë të takimit. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit raportohet si e qëndrueshme.
Burimi:
javanews.al