Momente paniku në det/ Varka me shqiptarë përplaset me shkëmbinj, disa të plagosur

Momente paniku në det/ Varka me shqiptarë përplaset me shkëmbinj, disa të plagosur

Një varkë me shtatë persona në bord u përplas në një breg shkëmbor në Diaporos, mesditën e së martës më 8 qershor, në ishullin Diaporos, në Halkidiki. Zyrtarët e Autoritetit Portual shkuan menjëherë në vendngjarje, ku zbuluan se në bordin e mjetit të marrë me qira ndodheshin shtatë shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas amerikan. Gjithashtu bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja dhe janë transferuar në Qendrën Shëndetësore Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligjiros. Një hetim paraprak po kryhet nga Roja Portale e Ormos Panagias e Departamentit të 3-të Portual të Neos Marmaras, ndërsa nuk u vu re ndotje detare nga incidenti.