Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Molieri, mjeshtri i komedisë, që sfidoi hipokrizinë me të qeshura
Molieri, emri artistik i Jean-Baptiste Poquelin, është një nga figurat më të ndritura të teatrit francez dhe letërsisë botërore.I lindur në Paris më 15 janar 1622, ai erdhi në jetë në një familje borgjeze, ku i ati ushtronte zanatin e tapicierit dhe kishte lidhje me pallatin mbretëror. Megjithatë, Molieri zgjodhi një rrugë krejt tjetër nga ajo që familja kishte parashikuar për të: rrugën e teatrit, një zgjedhje e guximshme për kohën. Pas studimeve të filozofisë dhe drejtësisë, ai themeloi trupën teatrore L’Illustre Théâtre, e cila do të përballej fillimisht me vështirësi ekonomike. Pavarësisht këtyre pengesave, pas një dekade turnesh në...