Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Moisi Golemi, i njohur ndryshe dhe si Moisiu i Dibrës, ishte një fisnik arbëror dhe një nga komandantët më të shquar të Lidhjes së Lezhës
I lindur në rajonin e Dibrës, ishte djali i vetëm i Muzakë Arianitit. Ky i fundit ishte djali i Arianit Komnenit, vëllau i Gjergj Arianitit. Gjatë viteve 1443-1444, kur Skënderbeu u rikthye në Arbëri, Moisiu u bë shpejt aleati i tij dhe arriti të çlirojë zonën e Dibrës, duke u bërë zot i saj dhe nga Lidhja u zgjodh si komandant i rojeve kufitare të tokave shqiptare, ku në këtë rol, ai mbikqyri pushtimin e kështjellës së rëndësishme të Svetigradit (1448). Së pari, Moisiu u shqua në Betejën e Torviollit (1444), ku Skënderbeu shkatërroi një ushtri të madhe osmane. Pas humbjes në Berat (1455), Moisi Golemi tradhëtoi Skënderbeun dhe u bashkua me osmanët. Me këtë rast, osmanët dërguan Moisiun me 15,000 ushtarë kundër Skënderbeut në...