Modric zgjedh më të mirin në botë: “Është i jashtëzakonshëm”

Modric zgjedh më të mirin në botë: “Është i jashtëzakonshëm”

10 Qershor 2025 14:39 Telesport Ylli i Real Madridit, Luka Modric, e vlerëson Vitinha-n si mesfushorin më të mirë në botë. Vitinha sapo e ka ndihmuar PSG-në të fitojë Champions League dhe Portugalinë të triumfojë në Nations League. Kapiteni i Kroacisë, Modric, tha për Nova TV: “Mendoj se ai pati një sezon fenomenal. Ai është një lojtar që e bën ekipin e tij të luajë më mirë. “Sipas mendimit tim, Vitinha është një nga mesfushorët më të mirë, nëse jo më i miri në botë. Ai është i jashtëzakonshëm me top, ka një vizion fenomenal të lojës”. Vitinha, me PSG-në,...