Modriç prezantohet te Milani, projekti Tare më bindi, ‘Forca Milan’

Modriç prezantohet te Milani, projekti Tare më bindi, ‘Forca Milan’

Ëndërr që fëmijë, e bërë realitet në moshën 39 vjeçare. Luka Modric, përforcimi më i ri i Milanit, është prezantuar zyrtarisht me fanellën kuqezi dhe ka dhënë intervistën e tij të parë për Milan TV teksa ndër të tjera ka thënë: “Doja të qëndroja në Europë dhe të luaja futboll konkurrues. Kur Milani më kontaktoi, nuk pata asnjë dyshim. U impresionova nga fakti që drejtori sportiv Igli Tare erdhi vetë në Kroaci për të më paraqitur projektin e klubit. Kjo më tregoi se sa shumë më donin. Milani është një klub gjigant, që nuk kënaqet me mesataren. Duhet të synojmë titujt dhe të jemi konkurrues me më të mirët në botë. Kjo është arsyeja pse jam këtu.” Numri 14 në fanellë? “Numri 10 është i...