Modric “bën me krahë” Milanin: Jam këtu për të fituar trofe, kthimi në Champions-i është minimumi

Modric “bën me krahë” Milanin: Jam këtu për të fituar trofe, kthimi në Champions-i është minimumi

Në shtëpinë kuqezi, dje ishte dita e Luka Modric. Mesfushori kroat, i ardhur me parametër zero nga Real Madridi, ka firmosur kontratë 1-vjeçare dhe është prezantuar për herë të parë para tifozëve dhe mediave. Ai është shfaqur i vendosur dhe me synime të qarta për sezonin e ri me Milanin: “Nuk kam pasur asnjë dyshim për këtë zgjedhje. Kam folur me Ancelottin dhe Ibrën, por vendimi ishte marrë. Milani është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Kualifikimi në Champions është minimumi, nuk mund të kënaqemi me një sezon mesatar. Jam këtu për të fituar trofe me këtë fanellë”. Për trajnerin Allegri: “Është një nga më të mirët, fitues. Jam shumë kurioz të kuptoj se si më sheh në fushë”. Kur u pyet nëse...