Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
MM reagon për zjarret: U evidentuan 25 vatra në vend, një mbetet ende aktive
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vatra aktive ndodhet në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, ku është aktivizuar zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Zjarre të shuar: * Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale. * Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar. * Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca. * Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale....