Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
MLS/ Messi rikthehet tek dopieta, dy gola për suksesin e thellë 5-1 të Inter Miami
Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New York Red Bulls në MLS. Pasi i përfundoi seria prej pesë ndeshjesh me dygolësha në takimin e fundit, teksa skuadra nga Florida u mposht 3-0 ndaj Cinccinatit mesjavën e shkuar, Messi u sigurua që Inter Miami të kthehej te fitorja. Alexander Hack i dha epërsinë Red Bulls vetëm pas 14 minutash, kur mbrojti topin dhe goditi me volej nga afërsia pas një këndi të ekzekutuar nga Emil Forsberg, duke e lënë të pafuqishëm portierin Rocco Rios...