Mjegulla misterioze mbulon Durrësin, pamje të rralla nga bregdeti

Mjegulla misterioze mbulon Durrësin, pamje të rralla nga bregdeti

Një fenomen i pazakontë atmosferik është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Durrësit. Një mjegull e dendur ka zbritur mbi det, duke zbehur dukshmërinë dhe krijuar një pamje të veçantë e të mbuluar me mister. Pamjet tregojnë një perdet mjegulle që mbulon pjesën bregdetare, por pushuesit nuk janë tërhequr nga ky fenomen dhe kanë vijuar të shijojnë ditën pranë detit Adriatik, duke mos lejuar që kushtet atmosferike t’u prishin fundjavën.
Burimi: Sot.com.al