Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek
Shqipëria dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian ishte një nga çështjet për të cilat u pyet në konferencën tradicionale për shtyp kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut.I pyetur për marrëdhëniet me Tiranën dhe problemet që lidhen me pronat dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Mitsotakis tha se Athina mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por se çdo vend do të gjykohet veçmas për progresin e tij.Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë u shpreh “Progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave nuk është i mjaftueshëm. Të jeni të sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona për t’u siguruar që të drejtat e minoritetit...
Burimi:
javanews.al