Mitrovica gjatë dy shekujve të parë osman: Të dhënat për infrastrukturën dhe demografinë

Mitrovica gjatë dy shekujve të parë osman: Të dhënat për infrastrukturën dhe demografinë

Nga: Agron Islami Njësia më e madhe administrative osmane ishte ajo e Ejaletit, e cili përbëhej nga sanxhaqet. Hapësirat e Ballkanit të sotëm ishin pjesë e Ejaletit të Rumelisë, i cili drejtohej nga Kazaskeri i kësaj njësie administrative. Ndërsa, hapësira e Kosovës shtrihej në pesë sanxhaqe të ndryshme: Vulçitrin (Vushtrri), Prizren, Dukagjin, Shkup (hapësira të Kaçanikut) dhe sanxhaku i Bosnës (hapësira të veriut të Kosovës). Ky i fundit brenda vetës përfshinte edhe nahijen e Zveçanit. Në regjistrimin e pare osman të Sanxhakut të Bosnës, që i përket gjysmës së shek. XV, Mitrovica është regjistruar si fshat, në kuadër të Nahijës së Zveçanit dhe i cili ishte në pronësi të subashit të Zveçanit, Isuf beut. Sipas të dhënave të defterit në fjalë, Mitrovica në atë kohë...