Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Para gazetarëve, Mitroviç u shpreh se fokusi i tyre është fitorja dhe 3 pikët. “Me respekt të madh, çdo kundërshtar, Argjentina, Andorra, çdo herë duhet të luajmë për fitore. Pastaj çfarë mund të ndodhë gjatë ndeshjes është pyetja tjetër, a jemi apo jo të kënaqur me rezultatin. Jam çdo herë i përgatitur, kur e kam petkun e kombëtares kam edhe inspirime të tjera për kombin tim. Çdo herë dëshiroj të jap maksimumin, për shtetin dhe për veten si lojtar. Nesër një ndeshje shumë serioze për ne. Fokusi ynë është fusha dhe fitorja jonë, që të kualifikohemi. Do të jetë...