Miti i rremë: Ferdinand Magelani nuk udhëtoi vërtet rreth e përqark botës

Miti i rremë: Ferdinand Magelani nuk udhëtoi vërtet rreth e përqark botës

Midis eksploruesve të epokës moderne, Ferdinand Magelani që vdiq 500 vjet më parë, kujtohet së bashku me Kristofor Kolombin, Amerigo Vespuçin dhe Vasko da Gamën si një nga më të rëndësishmit. Arsyeja është pretendimi se ai ishte i pari që udhëtoi përreth botës midis viteve 1519–1522. Por në të vërtetë Magelani vdiq gjatë kohës që ndodhej në Filipine, për shkak të një përleshje të armatosur me një fis vendas më 27 prill 1521, pra saktësisht 500 vjet më parë. Prandaj, edhe pse ai udhëhoqi ekspeditën gjatë gjysmës së Botës se Re të pashkelur, dhe e rrethoi për herë të parë Amerikën, nuk u kthye dot kurrë në pikën e tij të nisjes, Spanjë. Udhëtimin e përfundoi kapiten Elkano. Por sipas disa dëshmive, personi i parë që përfundoi teknikisht rrethrrotullimin rreth globit, ishte një skllav me origjinë filipinase...