Misteri i fundit të një mbreti, Napoleon Bonaparti vdiq nga kanceri i stomakut apo u helmua nga anglezët me arsenik?!

Misteri i fundit të një mbreti, Napoleon Bonaparti vdiq nga kanceri i stomakut apo u helmua nga anglezët me arsenik?!

Nga Albert Vataj Cili ishte ai, Napoleon Bonaparti, Perandori i Francës, figura emblematike e kapërcyellit të botëve? Napoleon Bonaparti, më shumë se sa çdo figurë historike ka dominuar imagjinatën e shekullit. “A nuk është ai i pakrahasueshëm në historinë e botës, si ushtarak dhe një burrë shteti?” pyeste George Ponsonby, lider i opozitës liberale në parlamentin britanik 5 vjet përpara betejës së Vaterlosë: “Unë them se është njeriu më i madh që është shfaqur ndonjëherë mbi Tokë. Nuk e kam fjalën për karakterin apo moralin e tij. Flas për forcën e aftësive të tij, si dhe energjitë e mendjes”. Në vitin 1817, juristi dhe politikani danez, Tage Algreen Ussing, më vonë kryetar i bashkisë së Kopenhagenit ka shkruajtur: “Për aq kohë sa do të zgjasë bota,...