“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe magjepsëse

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe magjepsëse

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e diellit, shkruan Milo Boyd në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Kompania ajrore “Wizz Air” ka lançuar një itinerar të ri, duke lidhur Britaninë e Madhe me destinacionin e ri evropian të lirë dhe me diell. Shqipëria është quajtur “Maldivet e Evropës” falë brigjeve të saj të pacënuara me rërë të bardhë dhe ujërave të kristalta që zbukurojnë Rivierën e saj spektakolare. Me një numër në rritje të pushuesve që zbulojnë rajonin – kjo perlë ende ofron vlera të jashtëzakonshme krahasuar me vendet e tjera evropiane. Vizitorët mund të kënaqen me akomodime luksoze pa shtrënguar buxhetin e tyre,...