Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!
Është miratuar sot unanimisht propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës, të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi. Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë. Vendimi nderon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës. Motivacionet për drejtuesit e...
Burimi:
javanews.al