Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

Një tjetër hap është ndërmarrë për përmbylljen e proceseve të legalizimit dhe trajtimin e të drejtave të pronarëve të pasurive të prekura nga këto ndërtime. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqet e të cilave janë zënë nga ndërtime të legalizuara. Vendimi synon të garantojë trajtimin e ish-pronarëve, duke vijuar paralelisht procesin e pajisjes së banorëve me parcelat ndërtimore. Agjencia Shtetwrore e Kadastrws njofton se nw kuadwr tw kwtij vendimi, 1901 banorë përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore. Ndërkohë, 328 prona do të trajtohen për kompensim financiar, ndërsa fondi i akorduar për këtë qëllim arrin në 840,702,155.51 lekë. Në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall. Pas publikimit të...