Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Miratohet aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në IATA, ja kodi që do të mbajë për shitjen e biletave
👁4037
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka njoftuar se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare. Më tej sqarohet se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO. “IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama. Top Channel