Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar reformën administrativo-territoriale, të cilën Kuvendi e miratoi me 85 vota. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se PD do të vijojë përpjekjet për të kundërshtuar shkrirjen e 15 bashkive, vendim që ka shkaktuar edhe protesta të qytetarëve në zonat e prekura. Ai bëri të ditur se demokratët kanë nisur mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi, ndërsa po shqyrtojnë mundësitë ligjore për zhvillimin e referendumeve në nivel vendor dhe kombëtar. “Duke dënuar këtë akt, PD deklaron se do të vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen...