Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian
Me 502 vota pro dhe 120 kundër, Parlamenti Europian miratoi raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Miratimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian debatoi mbi raportin për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder. Parlamenti Evropian i kërkon Shqipërisë të ruajë reformën në drejtësi dhe të mos cenohet pavarësia e SPAK. Në seancën e një dite më parë, Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim, tha se bisedimet për anëtarësim të vendit tonë po ecin me një ritëm të paparë, por në çdo rast të bazuar në meritë. Eurodeputetët përshëndesin synimin për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në...