Miratimi i hartës së re territoriale, reagon Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të Shqipërisë. “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste“, shkruan Rama.
Burimi:
kohajone.com