Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – 31- vjeçarja ikën nga banesa me djalin e mitur, bashkëshorti denoncon në Policinë e Shkodrës
👁5432
Një shtetase 31- vjeçare, është larguar nga banesa, duke marrë me vete edhe djalin e saj të mitur. Denoncimi në Policinë e Shkodrës është bërë nga bashkëshorti dhe babai i fëmijës, një shtetas 41- vjeçar. “Më datë 23.05.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. Z., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. H., 31 vjeçe, së bashku me djalin e tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!