Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës
👁2912
Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale. “Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”. Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të...