Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Anila Denaj “na deh” me livandot e Kushovës, këtë aromë zhvillimi dhe shpresë për të ardhmen rurale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mozaik pamjesh magjepsëse nga fushat e livandos në fshatin Kushovë të Gramshit, një peizazh që të mrekullon dhe që më shumë se një bukuri natyrore, është një premtim për një model të qëndrueshëm zhvillimi rural. Në një ndër zonat më të thella e më pak të eksploruara të Shqipërisë së Mesme, ku dikur tokat mbeteshin të papunuara dhe shpresat për një jetë më të mirë shuheshin me mungesën e mundësive, sot ka mbirë livanda, kjo bimë aromatike e dashur nga Mesdheu...