Ministria e Shëndetësisë tregon situatën nga dhuna në protestë: 89 të lënduar
Janë 89 të lënduar nga protesta, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Nga këta, 61 janë policë dhe 18 protestues që janë trajtuar te Trauma. Momentalisht atje ndodhen 4 efektivë dhe 2 protestues. Dy efektivë dhe një protestues do t’i nënshtrohen ndërhyrjes. Në QSUT janë mjekuar 10 pacientë që pasi janë trajtuar në urgjencë dhe te djegie-plastika, janë larguar. Njoftimi i plotë: Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT. Në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht ndodhen 4 efektivë policie dhe 2 protestues të shtruar në spital, të...
Burimi:
kohajone.com