Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme të studentëve në Tiranë. Njoftimi: Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët: 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili,...